Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Zbulimi i rëndësishëm historik në Shkup, gjenden varret dardane

Zbulimi i rëndësishëm historik në Shkup, gjenden varret dardane

Një gur varri i lashtë i shekullit të tretë është gjetur në afërsi të Shkupit teksa bëheshin përgatitje për ndërtimin e disa banesave. Zbulimi që po konsiderohet i rëndësishëm për dokumentimin e historisë ilire të Shkupit po shkakton shumë reagime.

“Në mbishkrimin që u bë aq shumë i famshëm shkruan se i ndjeri është Epikrati, e ka shënuar edhe shoqen e tij edhe tre djemtë e tij, djali i tretë e ka emrin Dardanus, kjo është pra gjithë ajo që e bëri famën deri sa nuk na erdhi përkthimi. Për atë arsye kërkoj nga qytetarët të kenë durim, deri sa të kryhen të gjitha punimet,hulumtimet shkencore, për atë e them se duhet të ketë një përmbledhje të gjithave arte-faktet të ruhen, qofshin ata të vogla ose nurizmatike”, tha Arian Asllanaj nga drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike

Zona është pronë private, e megjithatë ndërtimi aty është ndaluar, ndërkohë që hapësira do të studiohet nga arkeologët.

– Advertisement –
“Derisa nuk mbaron punë qendra konservatore e qytetit të Shkupit, nuk fillon ndërtimi i çfarë do qoftë objekti në këtë vend- banim, kështu që sipas institucioneve të cilët jemi bashkërisht të gjithë këtu, të gjitha procedurat ligjore janë përmbushur dhe nuk bëhet fjalë për asnjë tjetërsim të çfarë do qoftë artefakteve të trashëgimisë kulturore të cilit do qoftë komunitet në vend”, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Shkupi Antik është themeluar në kohën e bronzit dhe përgjatë gjithë kohës ka qenë një vendbanim i rëndësishëm për të gjitha kulturat që kanë sunduar në Ballkan. Qyteti ka qenë edhe kryeqendër e Dardanisë, një mbretëri e rëndësishme ilire.

Historianë të kontaktuar nga Euronews Albania konfirmuan rëndësinë e gruit të lashtë të zbuluar, por në të njëjtën kohë shprehin shqetësim që zona është kthyer në kantier ndërtimi. /TV Arbëria

Themes by WordPress