Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zbulimi i memorialit të UÇK-së, Krasniqi: Kjo datë, bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj

Zbulimi i memorialit të UÇK-së, Krasniqi: Kjo datë, bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit ka marrë pjesë në inaugurimin memorial të daljes së parë publike të UÇK-së në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Krasniqi ka bërë homazhe edhe në Prekaz e Marinë.

“Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka uruar që ky nëntor të cilën po e feston të jetë i fundit pa ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.