Shkruan: Afrim Kasolli
Qeveria e Kosovës ka njoftuar opinionin, konkretisht kryeministri Kurti se kanë marrë vendim për rritjen e pensioneve nga muaji tetor për 20 përqind. Sipas kësaj ngritje “pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro.
Ky vendim vjen pak para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në muajin shkurt. Mirëpo, si i tillë ai pos që është i motivuar nga kalkulime elektorale, në të vërtetët nuk paraqet asnjë ngritje, përkundrazi shënon një prapakthim, kur marrim parasysh shkallën e lartë të inflacionit që ka dominua në vend gjatë këtyre viteve.
Vetëm në vitin 2022 norma mesatare e inflacionit kishte shënuar një rritje rekord deri në 12 përqind. Me 2023 dhe këtë vit ndonëse trendet ishin rënëse, mirëpo e njëjta gjë nuk kishte ndodhur edhe çmimet. E të mos flasim këtu edhe për faktin tjetër, se qytetarët e Kosovës, vazhdojnë ta kenë pagën me të vogël minimale në kontintnetin evropian, çfarë e rëndon edhe më shumë jetën e tyre rritja e pa kontrolluar e çmimeve që kanë ndodhur ne këtë mandat qeverisës
Për më tepër, ky vendim paraqet një shkelje flagrante të premtimeve elektorale të kësaj partie ndaj kësaj kategorie. Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar, “ se deri në fund të mandatit të parë pensioni bazik do të arrijë shumën prej 150 euro, derisa ai kontributdhënës, 280 euro”.Dhe ky premtim ishte dhënë në kohën e trendëve të tjera të inflacionit. Ndërkohë ,edhe përkundër këtij të fundit, megjithatë Qeveria ka marr vendim që kjo rritja për kategorinë e parë të jetë 120 euro( e jo 150 sa kishte premtuar) kurse për kategorinë e dytë 218 ( e jo 280 euro sa ishte zotuar).