Kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Ivan Zaporozhac, ka mbërritur në seancën dëgjimore në polici, i shoqëruar nga avokati i tij Predrag Milkoviq.
Ivan Zaporozhac është një nga tre liderëve të institucioneve paralele serbe të cilëve u është dërguar zyrtarisht ftesa për dëgjim, transmeton Paparaci.
Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë konfirmuar se do t’i përgjigjen ftesës së policisë për t’u marrë në pyetje. Igor Simiq, nënkryetar i listës dhe drejtor i Fondit serb për pensione dhe sigurim për Kosovën, ka konfirmuar se përfaqësuesve të institucioneve paralele u janë dorëzuar tri ftesa.
Përveç Simiqit, ishin të ftuar edhe Ivan Todosijeviq, kryetar i komunës paralele të Zveçanit dhe Ivan Zaporozhac, kryetar i komunës paralele të Mitrovicës.