1) Shteti i Arberit, i pari shtet ne historine tone mesjetare, i cili funksionoj deri ne vitin 1255.
Historiografia e njeh si Shteti i Arberit, por bazuar ne titullin “princ” (princeps albaniae), që Papa Inoçenti III i akordoj më 1208 Dhimiter Progonit – priori i Arberise, kjo strukturë, sipas tradites historike te mesjetes, u quajt “Principata e Arbrit”.
Kjo Principate feudale e Arberit, e ruajti në mënyrë të qëndrueshme shtrirjen Drin-Shkumbin, ku perfshiheshin Lezha, Durrësi, Puka, Miredita, Kruja, Mati, Kunavia, Benda, Kurbini, Dibra, Skampa dhe Ohri. Themeluesi i Shtetit te Arberit ishte Progoni (1190-1198), pushtetin e të cilit e trashëguan të bijtë, Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Pas dinastisë Progoni, Arberia u drejtua nga princat Grigor Kamona dhe se fundi nga Gulamini i Arbërisë.
Shteti i Arberit kishte stemen e vet heraldike, shqiponja me nje koke te kthyer djathtas, me krahet te hapur lart. Stema e shtetit te Arberit eshte gjendur e gdhendur ne gure, ne kishen e Shen Maria ne Geziq te Nderfandes ne Mirdite e cila me pas u përvetesua nga dinastia e Dukagjineve.
2)Si rezulton në kronikat dhe dokumentat e shekullit XV Gjergj Kastrioti, Princi i Matit, Zot i Dibrës dhe i Krujës, nga viti 1444, Dominus Albaniae – Zot i Albanisë, ashtu si gjithë fisnikët e kohës, kishte stemën e vet heraldike (mburoja me shqiponjën dykrenore me yllin e Davidit); flamurin e kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe, që shpalosej mbi bedenat e kështjellave dhe në betejat; kishte medaljonet dhe kodikët e dedikuar.
Sipas Biemit, anonimi i Tivarit shkruante: “L’insegna di Skanderbegh era un’aquila negra distinta in due teste sopra campo rosso” (Flamuri i Skënderbeut ishte me shqiponjë të zezë me dy krerë në një shesh të kuq).
Marin Barleci, ne vepren “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarvm Principis…, Impressum Rome per B.V, s.d. Maggio 1522, (fleta XV) thekson se Skënderbeu e kishte flamurin e kuq me shqiponjën të zezë dykrerëshe: “Rubea vexilla nigris et bicipitibus distancta aquilis gerebat Scanderbegus“. Po kështu shkruan dhe J. Lavardin, në veprën e tij dedikuar Skenderbeut.
Marinus Barletius. Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarvm Principis…, Impressum Rome per
Bernardino de Vitali, s.d. (Maggio 1522), [4], CLIX c., ill., port. ; 32 cm. (fol.)
05. Lavardin Jacques, Histoire de Georges Castriot, surnommé Scanderbeg,
Roy d’Albanies. A Franche-Ville, pour Iean Arnavld. 1604
06. Moikom Zeqo. Harta e 1456, e vërteta për flamurin e Skënderbeut, Dita, 12 mars 2018