Zana Beqiri nga organizata “ESRA” në emisionin N’Detaje ka folur për funksionimin e kësaj organizate.
“Jemi një grup me përvojë që kemi pasë fatin të bashkëpunojmë edhe me universitete. E në grupin e universiteteve gjithmonë natyrshëm na janë ofru profile të ndryshme, por kemi pas fatin të bashkëpunojmë edhe me studentë që studiojnë në vende të ndryshme në BE të cilët janë shumë të interesuar me kontribu në Kosovë, do me thënë prej kohës së vet vullnetare. Tash vonë kemi mbajtë edhe trajnim te Qendra e Karrierës në UP e cila ka qenë vetëm për studentët e UP’së”, tha Beqiri në TV ARBËRIA.
Teksa shtoi se në vazhdimësi shohin mundësitë e bashkëpunimit.