Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zafir Berisha: OVL e UÇK-së paska kërkuar shkarkimin e Dimalit, e ku ma marrë Albini ma të mirë se ai?

Zafir Berisha: OVL e UÇK-së paska kërkuar shkarkimin e Dimalit, e ku ma marrë Albini ma të mirë se ai?

Pasi OVL-UÇK kërkoi shkarkimin e Dimal Bashës, ka reaguar Zafir Berisha nga Bashkimi Demokratik.

Berisha me ironi pyet ‘E ku ma marrë Albini ma të mirë se Dimali?’.

Ai tha se OVL-UÇK do të shte dashur që sot t’i shpallte të padëshiruar anëtarët e saj pasi kanë votu përquesin e propagandës millosheviqiane për UÇK-së.

“OVL e UÇK-së paska kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës!E ku ma marrën Albini ma të mirë se Dimali?Dimali është në misionin e vetë, po i kryn detyrat e shtëpis për të cilat e kanë shkolluar, dhe ka specializu.OVL e UÇK-së është deshtë sot me i shpallën të padëshiruar antarët e vetë, që kanë votu përquesin e propagandës millosheviqiane për UÇK-së!Sa për shkarkimin, Albinit edhe nëse pak i ka shku mendja me bë, tash nuk e bën, sepse ka qejf me ju pa para Kuvendit, për me lu… duke ju majtë fjalime patriotike Abelarti etj!!!” shkruan Zafir Berisha