Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zabërgja: Po të isha tani 21 vjeçar, do të luaja në La Liga pa pikë problemi!

Zabërgja: Po të isha tani 21 vjeçar, do të luaja në La Liga pa pikë problemi!

Enis Zabërgja e la futbollin kosovar pas 22 vitesh, pasi fitoi çdo trofe individual e grupor në vendin tonë.Zabërgja luajti në skuadra të ndryshme në Kosovë – por e veçon më së shumti skuadrën e Hysit, pasi aty kaloi shumë mirë dhe kishte trajtim fantastik.

Megjithatë, koha kur Zabërgja luajti futboll në Kosovë ishte mjaft e vështirë, pasi në pjesën më të madhe të karrierës, Kosova nuk ishte e pranuar në UEFA e FIFA, e depërtimi në arenën evropiane nuk ishte i lehtë.

39 vjeçari, Enis Zabërgja thotë se po të ishte 21 vjeçar tani, ai do të mund të luante pa problem në La Liga.

“Unë mendoj se aftësitë që i kam e talentin, që m’i ka fal Zoti, po të isha tani 21 vjeçar, do të luaja në La Liga, pa pikë problemi”, tha ndër të tjerash Zabërgja për “Expose”.