Pas vrasjes se gruas të premten me 12 Prill në Ferizaj , nga ish bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj me armë zjarri, Kosova sot u trondit edhe nga një vrasje tjetër e një nëne, gruaje.
Ndonëse, e para është privuar nga jeta në një vend ku do të duhej të ishte e sigurt, kjo e sotmja dallon për faktin se vrasja nga bashkëshorti I saj është kryer në vendin ku kishin frymuar, krijuar familje dhe po jetonin se bashku me tre fëmijët e tyre, një djal dhe dy vajza.
Dorasi, Edmond Lajçi, dhe viktima Gjyljeta Ukella, kishin jetuar në rrugën ‘’Bill Kllinton’’, në Pejë.
Pas ngjarjes që ka ndodhur në vend kanë dalur edhe Policia, me ç’rast vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
TV Arbëria, nga vendi I ngjarjes ka siguar pamje të banesës ku e ndjera është privuar nga jeta.
Trupi I viktimës është dërguar për obduksion në Pejë.
/TV Arbëria