Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > “Mos e bëj me mua këtë komunikim”, ‘kriset’ miqësia mes Romeos dhe Meritonit?

“Mos e bëj me mua këtë komunikim”, ‘kriset’ miqësia mes Romeos dhe Meritonit?

‘Vëllai i Madh’ ka kërkuar nga banorët të zgjedhin njërën nga penalitetet, pra: të zgjedhin kë duan të mos e ‘përdorin’: ujin, ushqimin apo gjumin.

Ata kanë zgjedhur të mos përdorin ujin për 24 orë. Por, Meritoni ka vendosur të mos e respektoj këtë vendim të përbashkët.

Ky veprim i tij ka mjaftuar që në shtëpi të ndizen sërish debatet. Ndonëse në fillim u zotuan se ishin miq të mirë me njëri-tjetrin, Romeo dhe Meritoni janë përfshirë sot në debate.

Romeo tha se nëse do të ishte në vend të tij do të mendonte edhe për banorët e tjerë dhe nuk do ta bënte një veprim të tillë, në një kohë kur të gjithë po rezistonin.

Biseda e plotë në videon më poshtë:

 

Powered by WordPress