Deputeti I PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar sot pas vrasjes me armë zjarri se një gruaje nga burri i saj, konkretisht në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook është shprehur se është shokues lajmi I vrasjes së gruas 21 vjeçare nga ish-bashkëshorti I saj.
Poashtu, theskon faktin se viktima E.C u vra në dyert e institucioneve shtetërore.
‘’Ky rast kërkon dënim maksimal si dhe përgjegjësi e llogaridhënie institucionale kur dihet fakti se në tri vitet e fundit është neglizhuar dhe injoruar nga pushteti sektori i mirëqenies sociale. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë urgjentisht! Dënim maksimal vrasësit, jo të kthehet në rigjykim si rasti i Marigona Osmanit po nga Ferizaj. Ngushëllime familjes së viktimës’’, ka shkruar ai.
/TV Arbëria