Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes në mënyrë të dyshimtë 32 vjeçari në Suharekë – Policia nis hetimet

Vdes në mënyrë të dyshimtë 32 vjeçari në Suharekë – Policia nis hetimet

Një 32 vjeçarë është gjetur i vdekur të shtunën në Suharekë.

Vdekja e të riut po cilësohet e dyshimtë dhe tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast, ndërkaq edhe familjarët kanë njoftuar në rrjetet sociale për vdekjen e tij.

 

Për TV Arbëria  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, dha detaje më të hollësishme.

“Viktima është A. T., i lindur në vitin 1992, mashkull shiqiptar/kosovar. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë Policia e Kosovës dhe një ekip nga emergjenca e QKMF-së në Suharekë. Mjeku në vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës,” ka thënë zëdhënësi Gashi.

Gashi gjithashtu konfirmoi se trupi i pajetë i 32 vjeçarit është dërguar për obsuksion.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë policia me prokurorinë e shtetit ka hapur rastin si ‘hetim i vdekjes’. 

/TV Arbëria