Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti: Korrupsioni po luftohet dhe me neve ka me shumë sundim të ligjit

Kurti: Korrupsioni po luftohet dhe me neve ka me shumë sundim të ligjit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sipas raportit të organizatës Transparency International, si qeveri kanë arritur të renditen më lartë për 21 vende, renditje kjo si me e larta ndonjëherë lidhur me luftimin e korrupsionit.

”Ka më shumë sundim të ligjit. Korrupsioni po luftohet. Në indeksin e Transparency International mbi Perceptimin e Korrupsionit jemi përmirësuar për 21 vende në tri vjet dhe qëndrojmë në renditjen më të lartë ndonjëherë. Eliminimi i tij varet nga prokuroria dhe gjyqësori”, shkruan Kurti.

Ai ka shtuar se mbi 2.4 ton substanca narkotike janë konfiskuar nga Policia e Kosovës. Afër 37 milionë euro mall dhe asete të sekuestruara dhe konfiskuara nga operacionet e Doganës së Kosovës si dhe numri i inspektimeve nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është rritur për rreth 63% në krahasim me vitin 2019 – shifër kjo rekord e inspektimeve.

”Paraja publike shpenzohet me përgjegjësi dhe ruhet e mbrohet gjithashtu. Mbi 145 milionë euro i janë kursyer buxhetit të Kosovës nga tri procese të fituara në arbitrazhin ndërkombëtar”, thekson ai.

Sipas tij në veri të vendit është ulur ilegaliteti, e po shtohet ligjshmëria dhe siguria. Janë mbyllur 27 rrugë ilegale, dhe janë shkatërruar 9 laboratore droge, 6 të kriptovalutave dhe 4 depo të armatimit. Janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale, dhe armatim e asete në vlerë rreth 15 milionë euro nga hetimet mbi sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit, ku humbëm rreshterin shembullor Afrim Bunjaku por fituam një Hero të Kosovës dhe dolëm fitues e faqebardhë.

/TV Arbëria

Postimi i Plotë i Kryeministrit Albin Kurti

 

Themes by WordPress