Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ymeri: Sulmet e LVV-së ndaj Kushtetueses janë të rrezikshme dhe elektorale

Ymeri: Sulmet e LVV-së ndaj Kushtetueses janë të rrezikshme dhe elektorale

Në mbledhjen e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e çdo veprimi deri në fund të muajit, u quajt absurd dhe i dëmshëm.

Albin Kurti kreu i LVV-së lëshoi akuza të rënda ndaj gjyqtarëve të gjykatës, derisa edhe Glauk Konjufca tha se ata do të mund ta marrin një vendim që ai e quajti “tradhti shtetërore”.

Akuzat e Kurtit dhe Konjufcës, në një prononcim për “Front Online” i ka komentuar ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ai ka deklaruar se sulmet ndaj Kushtetutës janë të rrezikshme dhe me qëllime elektorale.

“Këto sulme të LVV-së kanë qëllime elektorale dhe janë shumë të dëmshme e të rrezikshme. Kanë për synim shmangien nga e vërteta e situatës në institucionet e Republikës”, thotë Ymeri.

Sipas Ymerit, bllokada buron nga paaftësia e LVV-së për të vepruar si një subjekt politik normal.

“As GjK as komunitetet jo shumicë nuk e kanë bllokuar seancën konstituive. Ajo është e bllokuar që prej ditës së parë, dhe kjo bllokadë vjen nga pamundësia e LVV-së të sillet e veprojë si një subjekt normal politik që bën marrëveshje dhe i cili sjelljen politike e ka brenda normave dhe rregullave të lojës”, potencoi Ymeri.