Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ymeri: Hapet “kazinoja” për importin e energjisë, blloku B2 në zero

Ymeri: Hapet “kazinoja” për importin e energjisë, blloku B2 në zero

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka thënë se blloku B2 i KEK-ut është jashtë funksionit, ndërsa, sipas saj, në orën 13:00 vetëm një nga pesë blloqet është regjistruar si aktiv.

“Nashta po e shqetësoj KEK-un, por është mirë të dihet se blloku B2 është në zero. Bile, në orën 13:00, nga 5 blloqe është regjistruar vetëm një si aktiv”, ka shkruar Ymeri.

Ajo ka ngritur gjithashtu pretendime lidhur me kompanitë që, sipas saj, pritet të jenë pjesë e procesit të importit të energjisë.“Tash hapet kazinoja për import, me konkurrentë publikë e mbrapa perdeve: dy kompani NOA, dy GEN, 1 TERNA e Greqisë, 3 nga EFT e Vuk Hamoviçit e të tjera më të vogla ndihmëse”, ka deklaruar deputetja.

Ymeri e ka përmbyllur reagimin duke kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po menaxhohet sektori energjetik, duke e cilësuar atë si “VukVendosja” dhe duke pretenduar se kjo bëhet “në dëm të vendit të vet”.