Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ylli i Chelseat thyen heshtjen pasi Maresca e përjashtoi atë nga turi parasezonal

Ylli i Chelseat thyen heshtjen pasi Maresca e përjashtoi atë nga turi parasezonal

Trevoh Chalobah ka thyer heshtjen e tij pasi u la jashtë turit parasezonal në Amerikë në mënyrë të pamëshirshme nga trajneri i ri Enzo Maresca.

Chalobah është njëri nga lojtarët që ka diplomuar nga akademia e Chelseat dhe është bërë lojtar i ekipit të parë, duke numëruar 80 paraqitje që nga viti 2021.

Përkundër faktit që filloi të luante nga minuta e parë në pjesën e fundit të sezonit të kaluar, trajneri i ri i Chelseat nuk e ka atë në planet e tij për të ardhmen.

Chalobah mori pjesë në seancat stërvitore të Marescas më herët gjatë këtij muaji, por këtë javë trajneri ia bëri me dije se ai do të qëndronte në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të udhëtojë në Amerikë për turin parasezonal.

Sipas The Athletic, 25-vjeçari mbetet prapra emrave si Wesley Fofana, Axel Disasi dhe Tosin Adarabioyo në listën e të preferuarve të Marescas.

Pas këtij vendimi befasues, Chalobah përmes Instagramit dha një mesazh të fshehtë në formën e një lutje.

“Një lutje për javën e re: I dashur Zot, faleminderit që më hape sytë të shoh një tjetër javë. Jam shumë mirënjohës për një tjetër moment  të çmuar që më keni dhuruar”.

“Teksa po hyj në këtë javë të re, më jep fuqinë kur ndihem i lodhur, këmbënguljen kur ndihem i dëshpëruar dhe mbështetjen kur e humbas shpresën. Më ndihmo të fokusohem tek ti dhe jo në problemet që i kam”, thuhej mes të tjerash në mesazhin që shpërndau Chalobah.

Chalobah ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në qershor të vitit 2028, që do të thotë se Chelsea do të kërkojë një shumë parash për ta lejuar atë të largohet, ndonëse është tepricë në ekipin e tyre.

Powered by WordPress