Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun.
Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpesh poston imazhe nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Ylli deri më tani është treguar mjaft i kujdesshëm sa i përket jetës së tij private duke mos zbuluar as edhe një detaj.
Së fundmi, Ylli me postimin e fundit në Instastory ka habitur të gjithë duke lënë të kuptohet se këngëtari është në lidhje dashurie.
“Ajo nuk më bezdis kurrë në koncertet e mia”, ka shkruar ai në Instagram./TV Arbëria