Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ylber Ramadani ndihet i zhgënjyer pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024

Ylber Ramadani ndihet i zhgënjyer pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, tha në një intervistë të shkurtër pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit, se është ndjerë i zhgënjyer me eliminimin e Shqipërisë.

Sipas Ramadanit, lojtarët kanë dhënë më të mirën nga vetja, por që dëshira e tyre ishte që të avanconin më tutje.

Ai gjithashtu tha se duhet të kishin bërë më mirë në duelin me Kroacinë, aty ku Shqipëria pati rastet për t’i fituar pikët e plota.

“U ndjeva shumë mirë po i zhgënjyer që nuk mundëm ta vazhdojmë. Provuam të japim më të mirën, por dëshironim të shkonim më shumë.

Do duhej të kishim bërë më shumë me Kroacinë, dhe dje e meritonim një pikë… trajneri na tha se ishte krenar me ne sepse kemi luajtur përballë skuadrave të forta”, u shpreh Ylber Ramadani./TCH/