Reportere: Besmire Kluna
Gjakova është njëra ndër komunat më të mëdha në vend, që po prin me braktisje të mësimit nga nxënësit gjatë vitit shkollor 2023-2024.
Bankat shkollore në Komunën e Gjakovës, specifikisht janë braktisur nga rreth 47 nxënës nga shkolla fillore të mesme të ulët, ndërsa 62 nxënës nga Shkolla të mesme të lartë.
Kështu, për TV Arbëria, përmes përgjigjeve me shkrim ka bërë të ditur Zyrtarja për Statistika në Drejtorinë e Arsimit, Afijete Efendija, në Gjakovë.
Përveq braktisjes, Efendija tregon se në Gjakovë numri i lartë i nxënësve të emigruar veçanërisht në SHFMU është rreth 106, që në krahasim me SHML është me I ulët rreth 32 nxënës.
‘’ Gjeni të bashkangjitur tabelat lidhur me braktisjen, emigrimin, riatdhesimin dhe lëvizjen e nxënësve gjatë vitit shkollor 2023-2024, sipas klasave, etnitetit dhe sipas gjinisë. Në mënyrë të përmbledhura:Nxënës të Braktisur: SHFMU = 47 SHML = 62, Nxënës të Emigruar: SHFMU = 106 SHML= 32, Nxënës të Riatdhesuar: SHFMU = 16 SHML = 2, Nxënës të Lëvizur në komunat tjera: SHFMU= 30 SHML:19’’, thotë Efendija.
Sipas të dhënave, numri i nxënësve që e kanë braktisur mësimin në SHFMUL nga komuniteti ashkali është 24, 12 nga komuniteti Egjiptian, 5 nga komuniteti Rom dhe 6 shqiptarë.
Kurse nga shkolla të mesme numër i madh është nga komuniteti shqiptar, e me pak nga komunitetet tjera.
Me këtë rast TV Arbëria, ka dërguar pyetje edhe në Ministri të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me shkaqet e numrit të madh të braktisjes së bankave shkollore nga fëmijët e Gjakovës.
Sidoqoftë, rreth kësaj çështje preokupuese dhe të rëndësishme mediumi është interesuar dhe ka kërkuar nga MASHTI, për të ditur se cilat janë strategjitë ose politikat që do t’i hartojë me qëllim për përmirësimin e kësaj gjendje.
Mirëpo, zyrtarët përgjegjës të këtij institucioni nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara përkundër përpjekeve të shumta.
Alarmante mbetet mos vijimi I mësimit specifikisht nga shumë nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për arsye si divorci i prindërve, kërkim lëmosha, shkaqet ekonomike, braktisja e bankave shkollore me vetëdëshirë, dhe të tjera.
Një rast i tillë është në shkollën fillore ‘’Ukshin Miftari’’, Skivjan, ku nxënësi E.S dhe nxënësja E.S nga komuniteti Egjiptian, nuk e kanë vijuar mësimin nga fillim viti shkollor 2023/2024 për arsyen e ndarjes se prindërve.
Përkundrazi, prindërit e tyre nuk kanë kërkuar as fletëkalim për vazhdim të mësimit në asnjë shkollë tjetër.
‘’Ne si staf menaxhues dhe Ekipi I Ekipi Komunal për Parandalim, Reagim kundër Braktisjes dhe Mos regjistrim (EPBRM), kemi qenë disa herë të shtëpia e tyre. Para dy dite (me datë 13.03.2024) erdhi Gjyshi I tij dhe kërkoi vazhdimin e mësimit nga nipi I tij. Nuk ka sjellur fletëkalim nga ndonjë shkollë tjetër andaj në konsultim me Zyrtarët e DKA-së, Gjakovë erdhëm në përfundim se nxënësi në fjalë nuk mund ta vazhdoj mësimin në këtë vit shkollor, por I njëjti llogaritet si braktisës dhe mund ta vijojë mësimin nga shtatori I vitit 2024’’, thuhet nga Drejtoria e Arsimit Gjakovë.
Po në këtë shkollë, nxënësi Z.P nga komuniteti egjiptian në klasën e 9-të ka braktisur shkollën për shkak të martesës se tij me një vajzë nga një komunë tjetër.
‘’Ekipi I EPRBM-së ka kontaktuar disa herë me nxënësin dhe familjarët e tij por pa sukses sepse po I vjen turp me ardh në shkollë pas martesës. Nusen e ka në shtëpi (ja kanë lejuar institucionet e sigurisë publike), kanë thënë nga DKA Gjakovë.
Ndërsa në shkollën fillore të mesme të ulët, ‘’Zef Lush Marku’’, nga komuniteti ashkali janë 4 nxënës meshkuj të cilët me vetëdëshirë janë larguar nga shkolla.
Kurse nxënësi Rom E.Z, nga shkolla fillore e mesme e ulët, ‘’Emin Duraku’’, ka braktisur shkollën teksa ku shkuar të jetoj dhe të punoj me babain e tij I cili jeton në Fushë Kosovë.
Njëkohësisht, dy nxënës shqiptarë, kanë braktisur mësimin nga e njëjta shkollë, pasi që nëna nga një revoltim që ka pasur pas një lëshimi të masës displinore kundër nxënësit I.M, i ka marrur fëmijët nga shkolla dhe nuk I ka sjellur tutje.
Po, nga e njëjta shkollë nxënësi M.C nga komuniteti ashkali në klasën e 4-të, pas shumë përpjekjeve nga stafi menaxhues, nuk rikthehet në shkollë pasi që shumicën e kohës kalon kohën duke kërkuar lëmoshë.
Shkollën Fillore të mesme të ulët, ‘’Zekeria Rexha’’, një nxënës L.Ll në klasën e 3-të, nga komuniteti Egjiptian thuhet se për arsye të ndryshme nuk vijon me mësimin.
‘’Arsyet e mos vijimit të shkollës janë të ndryshme, shkaku kokëfortësia dhe mosbindja e nxënësit që të vijojë mësimin e rregulltë. Nxënësi ka mungesa të shumta pa arsye dheh hera e fundit që ka vijuar shkollën është data 02.02.2024’’, thanë nga DKA Gjakovë.
Një nxënëse si duket nuk gjen përkrahje nga nëna e saj për të vazhduar shkollimin, pikërisht në shkollën fillore të mësme të ulët, ‘’ Yll Morina’’.
‘’Nxënësja G.Q nuk pranon të rikthehet në mësim, pikërisht përpjekeve të parreshtura nga kujdestarja e klasës, ekipi I EPRBM-së shkollave dhe ai I EPRBM së komunale. Nga takimet me nënën e saj dhe kemi kuptuar se ajo nuk e përkrah shkollimin e G. dhe arsyeton se G. ka probleme shëndëtsore dhe nuk mund t’I vijojë mësimit’’, bënë të ditur nga DKA.
Megjithatë në SHML, ‘’Kadri Kusari’’, 28 nxënës nga komuniteti shqiptarë janë larguar për konkretisht arsye personale.
Emigrimi I nxënësve gjatë vitit shkollor 2023-2024, nga shkolla fillore dhe të mesme specifikisht është në shtete si Rumani, Maqedoni Veriut, Austri, Gjermani, Kroaci, Çeki, Zvicërr, SHBA etj.
Megjithatë braktisja e shkollës veçanërisht nga fëmijët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, po konsiderohet si një ndër shqetësimet kryesore nga Orhan Butic, Organizata joqeveritare Zëri I Romëve, Ashkalive dhe Egjiptian.
Për TV Arbëria, Butic thekson se braktisja ndodhë si pasojë e kushteve ekonomike, vetëdijes se ulët të prindërve për rëndësin e shkollimit, martesat e hershme, gjendja socio-ekonomike, punësimi dhe diskriminimi në shkollë.
‘’ Komuniteti rom, komuniteti ashkali dhe komuniteti egjiptian njihen si komunitetet më të margjinalizuara në shoqërinë tonë kosovare të cilët përballen me kushte të vështira socio – ekonomike. Duhet më shumë angazhim fillimisht nga prindërit e këtyre komuniteteve, shkollat, organizatat joqeveritare dhe mbi të gjitha duhet zbatim të mirëfilltë të ligjit nga institucionet lokale dhe qendrore. Braktisja e shkollës vije si pasojë edhe e mos angazhimit të duhur të institucioneve dhe lënies pas dore të këtyre komuniteteve, ka thënë ai.
Sipas tij rol kyç në përmirësimin e situatës arsimore për komunitetet, luajnë komunat por edhe Ministria e Arsimit si dikaster i rëndësishëm.
‘’ Disa veprime të mundshme që ato mund të ndërmarrin janë, zbatimi i ligjit për Arsimin Parauniversitar me të cilën cdo fëmijë duhet të jetë në shkollën fillore dhe të mesme të ulët. Fuqizimin e mekanizmave për parandalimin e braktisjes së shkollës, konkretisht të EPRBM-ve. Mbështetjen financiare për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për t’i zvogëluar barrierat financiare. Kjo mund të përfshijë edhe mbështetjen për qendrat mësimore si mjet i cili ka luajtur një rol të vecantë për zvogëlimin e braktisjes dhe rritjen e pjesëmarrjes në shkollim’’, ka përfunduar ai.
Ndërkaq rastet me nxënës të riatdhesuar, janë 18 kryesisht nga Gjermania, Austri, Maqedoni, Suedi e 3 nxënës nga komuniteti ashkali janë nga Kragujevc I Serbis.
Gjithsej 49 nxënës, janë të cilët kanë ndërruar shkollën gjatë vitit shkollor 2023-2024 duke lëvizur nga komuna e Gjakovës në komuna të tjera brenda Kosove.
/TV Arbëria