Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Yermak: Mbi 9,000 civilë kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Yermak: Mbi 9,000 civilë kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Më shumë se 9,000 civilë, duke përfshirë 453 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë shkurtin e kaluar, tha sot në Davos, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak.

“Ne kemi regjistruar 80,000 krime të kryera nga rusët dhe më shumë se 9,000 civilë janë vrarë, nga të cilët 453 janë fëmijë”, tha Yermak gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“Ne nuk do të falim asnjë akt torture ose marrjen e një jete, çdo kriminel do të mbahet përgjegjës,” tha ai, duke shtuar se Ukraina dëshiron një gjykatë speciale ndërkombëtare për të gjykuar politikanët rusë dhe dëmshpërblimet për shkatërrimin e luftës.

Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha më herët se, sipas vlerësimeve të tyre, më shumë se 7.000 civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por se numri mund të jetë më i lartë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress