Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A jemi para një lufte apokaliptike?

A jemi para një lufte apokaliptike?

Shkruan: Afrim Kasolli

Është thënë shpesh se krizat i ushqejnë krizat. Dhuna po ashtu dhunën etj etj. Kjo tendencë riprodhuese është bërë me evidente se kurrë më parë në Lindje te Mesme.

Lufta që shpërtheu me 7 tetor të vitit të kaluar për shkak të sulmit nga grupi militant palestinez i Hamasit mbi shtetin e Izrealit dhe reagimi i këtij të fundit në rripin e Gazes, ka gjasa te shndërrohet në një lufte rajonale me implikime globale.

E tëra kjo për shkak të tensioneve që kanë arritur kulmin në mes te Iranit dhe Izraelit, pas sulmit të këtij të fundit në misionin diplomatik të Tehranit në Siri, ku mbetën të vrarë shtatë ushtarakë të lartë iranianë më 1 prill.

Eskalimi i situatës është i mundur të ndodhë me një lehtësi të padurueshme duke marrë parasysh rolin e shtetit ëe Iranit. Ai është njëri nga aleatet kryesor të Rusisë dhe pjese e asaj qe po quhet si Aksi i Rezistencës, kundër rendit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-te.

Ndërkohë, Rusia është duke u përgatitur për fushatën e pranverës kundër ushtrisë ukrainase.

Moska ka filluar mobilizimin e 100.000 trupave të reja shtese. Prandaj, e ka jetike që ta shpërqendrojë vëmendjen e Uashingtonit drejt një krize dhe me të madhe, ne mënyrë që t’i ketë duart e lira edhe më shumë në Ukrainë. Kurse, Irani nga ana tjetër duke u bazuar ne ngërçin qeëpo e përjeton politika amerikane në Kongres, ku që sa kohë është bllokuar paketa financiare e presidentit Biden për Ukraninën, si dhe duke u nisur nga fakti se ky vit është vit zgjedhor në SHBA, kalkulon se e ka me të lehte ta realizojë skenarin e tij kundër shtetit të Izraelit dhe në këtë mënyrë SHBA-të per shkak të kësaj paralize politike nuk do të mund të vepronin.

Rrethana të tilla e kanë bërë mundësinë e një lufte apokaliptike me të mundshme se asnjë here tjetër me pare.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress