Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Xhavit Haliti: ShBA nuk është një shtet që bënë shaka, të reflektoj Qeveria Kurti

Xhavit Haliti: ShBA nuk është një shtet që bënë shaka, të reflektoj Qeveria Kurti

Deputeti i Partisë Demoraktike, Xhavit Haliti, ka thënë se as në kohën e Enver Hoxhës, ShBA nuk është deklaruar kundër Qeverisë së Kosovës, teksa ka folur për raportin e Qeverisë Kurti me SHBA-në.

Haliti konsideron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një shtet që kanë investuar shumë në Kosovë, dhe shpreson se të njëjtit të mos vendosin sanksione ndaj Kosovës, duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të reflektojë.

“Asnjëherë në histori, as në kohën e Enver Hoxhës as të askujt tjetër nuk ka ndodhur që politika e ShBA-së me u deklaru kundër veprimeve të Qeverisë së Kosovës. Prandaj ata nuk janë një shtet që bëjnë shaka, pra janë një shtet që kanë investuar shumë në Kosovë dhe uroj që të mos vendosin sanksione ndaj Kosovës, por uroj që Qeveria e Kosovës të reflektojë. Është situata tepër shqetësuese dhe tepër e rëndë në raportet tona”, tha ai.

Ai është shprehur i shqetësuar me situatën duke thënë se mund të ketë ashpërsim të masave.

“Nga nuhatja politike që e kam nga përvoja e vendime që janë marrë në raport me shtetet e tjera, kam shqetësimin dhe frikën që mund të vendosën dhe mund të ashpërsohen masat. Besojë që Qeveria do të reflektojë dhe në takimin e ardhshëm të bëjë politike tjetër-pozitive”, ka deklaruar Haliti.

/TV Arbëria

Themes by WordPress