Futbollisti Granit Xhaka po kalon një formë të jashtëzakonshme.
Ai është thuajse i pazëvendësueshëm në formacionin e trajnerit të Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, duke qenë titullar në të gjitha 23 ndeshjet e zhvilluar nga skuadra deri më tani.
Xhaka, tani po i shijon ngadalë edhe frytet e angazhimit të tij.
Sipas babait të tij Ragipit, 31-vjeçari është në mesin e top 10 mesfushorëve më të mirë në kontinentin e vjetër.
Kapiteni i kombëtarës së Zvicrës, pozicionohet në vendin e katërt.
“Granit Xhaka renditet i 4-ti në top 10-shën e mesfushorëve më të mirë në Evropë. Vazhdo të më bësh krenar!”, tha ai.
Granit Xhaka, verën e kaluar kaloi nga Arsenali tek Bayer Leverkuseni.
/TV Arbëria