Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, i dërguan përshëndetje liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në përvjetorin e 76-të të themelimit të shtetit.
“Jam i sigurt se partneriteti strategjik global midis Rusisë dhe Koresë së Veriut do të forcohet falë përpjekjeve tona të përbashkëta”, tha kreu i Kremlinit, sipas KCNA, agjencisë shtetërore të Phenianit.
Xi, megjithatë, bëri thirrje për “komunikim më të thellë strategjik dhe bashkëpunim me Korenë e Veriut” në mesazhin e tij, shtoi KCNA.
Kim, gjatë festimeve të themelimit të Koresë së Veriut në 2023, ishte i zënë me mbikëqyrjen e një parade të paprecedentë të grupeve paraushtarake dhe sinjalizoi rëndësinë e shkëmbimeve diplomatike për strategjitë e vendit.
Kjo duke shprehur një premtim për thellimin e lidhjeve me Kinën dhe Rusinë.