Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Xhudo: Distria Krasniqi nis sot rrugëtimin për medalje

Xhudo: Distria Krasniqi nis sot rrugëtimin për medalje

Pas suksesit të shkëlqyer të Donjeta Sadikut në boks, e diela do të jetë dita e kampiones olimpike në xhudo, Distria Krasniqi. Ajo do të zbresë në tatamin e Parisit me synimin për të përsëritur suksesin e saj të tri viteve më parë në Tokio.

Në prag të paraqitjes së saj në këtë Olimpiadë, Distria ka deklaruar se synimi i saj është të ngjitet në podium dhe jo lloji i medaljes.

Sidoqoftë, dëshira e saj dhe e të gjithë sportdashësve kosovarë është që ajo të fitojë sërish medaljen e artë.

Si bartëse në këtë Olimpiadë, Distria Krasniqi do t’i nisë garat nga raundi i dytë. Duelet e xhudos fillojnë nga ora 10:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK.