Nora Gjakova, Akil Gjakova, dhe Loriana Kuka tashmë kanë mësuar se me cilët kundërshtarë do të përballen në raundet e para në Lojërat Olimpike në Paris 2024.
Nora, e cila do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë, do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Akili, që garën e ka me peshë deri në 73 kilogramë, do të ndeshet me brazilianin Daniel Cargnin.Loriana (-78 kg), do të përballet me sllovenen Metka Lobnik.
Kampionia olimpike Distria Krasniqi (-52 kg), dhe Laura Fazliu (-63 kg) janë bartëse të grupeve dhe kalojnë pa luftë raundet e para.