Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Xhiruesi Konjusha: Për 45 vite, asnjëherë s’jam vonuar në punë

Xhiruesi Konjusha: Për 45 vite, asnjëherë s’jam vonuar në punë

Kameramani me përvojë mëse katër dekadëshe në xhirim, Ahmet Konjusha ka thënë se gjatë gjithë karrierës së tij profesionale, ka qenë i diciplinuar në punë.

Madje ai thotë në emisionin Përtej Tregimit me Valentina Ahmetin se për 45 vjet asnjëherë s’i ka ndodhur që të vonohet.

“Unë për 45 vjet asnjëherë s’më ka ndodh me u vonu në punë ose me më dështu diçka në punë prej papërgjegjësisë.

Kam shku në futboll, kam kolegë që s’është mirë me cekë ndoshta, 3-4 gola kanë hy në futboll, asnjë s’e ka xhiru. Kjo mu nuk më ka ndodhë”, ka deklaruar Konjusha në TV Arbëria.