Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Xhevahire Izmaku kandidon për kryetare të komunës së Vushtrrisë

Xhevahire Izmaku kandidon për kryetare të komunës së Vushtrrisë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetare të komunës së Vushtrrisë.

Ajo ka shkruar se do të punojë që Vushtrria të jetë një vend ku çdo qytetar ndihet i dëgjuar dhe ka mundësi për të ardhmen e tij dhe të familjes.

“Ftoj çdo njëri prej jush të bashkohemi në këtë rrugëtim – së bashku ta bëjmë Vushtrrinë tonë qytet në shërbim dhe jetë të mirë të të gjithë njerëzve, jo të individëve!”, ka shkruar Izmaku në Facebook.