Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Xhevahire Izmaku: Ëndrra për të qeverisur Vushtrrinë, mbështetje nga Fatmir Limaj dhe përkushtim për qytetin

Xhevahire Izmaku: Ëndrra për të qeverisur Vushtrrinë, mbështetje nga Fatmir Limaj dhe përkushtim për qytetin

Xhevahire Izmaku, kandidate për kryetare në komunën e Vushtrrisë, nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë e ftuar në emisionin N’Pult në TV Arbëria.

Ajo ka folur për ëndrrën e kahmotshme për të qeverisur në qytetin e saj, në Vushtrri.

Ka treguar se e ka edhe përkrahjen e kreut të Nismës, Fatmir Limajt.

“Me zoti Limaj, sa herë e kam dëgjuar duke folur me pasion për komunën e vet, për Malishevën, duke e ditur që më të vërtetë në Malishevë është bërë një ndryshim, një revolucion sa i përket infrastrukturës, unë e kam parë që atë ëndërr e kam të njëjtën. Shumë na ka përbashkuar edhe ky vizion për një qytet, i cili të ka rritur, të ka krijuar si emër. Shpesh e kam biseduar që unë e kam këtë ëndërr. Unë e du të shoh këto projekte që ti ke mundur t’i arrish dhe t’i perceptosh tek qytetarët, një kohë si një ëndërr dhe sot qytetarët e Malishevës e shohin se ajo ëndërr është bërë realitet. Është bërë me të vërtetë një Malishevë urbane. I kam thënë që unë e du këtë për qytetin tim, në Vushtrri”

Izmaku: E kam vizionin e njëjtë për Vushtrrinë si Limaj për Malishevën – Limaj e ka besuar këtë projekt tek unë

“Dhe prej se kanë filluar negociatat që unë të hyjë brenda Partisë Socialdemokrate, ka qenë ky plan. Zoti Limaj e ka besuar këtë projekt tek unë dhe me shumë dëshirë e ka pranuar faktin që unë dëshiroj të kthehem në qytetin tim si kryetare. E kam përkrahjen në vazhdimësi”

Izmaku: Në garë hyjmë si një kandidat dhe jemi të gjithë të barabartë, çdo gjë fillon nga zero.

“Këtu nuk e kemi menduar fare këtë aspekt, një parti e vogël apo e madhe. Në garë hyjmë si një kandidat dhe jemi të gjithë të barabartë, çdo gjë fillon nga zero. Qytetarët e Vushtrrisë e njohin një Xhevë që e ka dashur qysh fëmijë atë qytet”, ka thënë Izmaku në TV Arbëria.

Emisioni: