Blog Post

Arbëria TV > Yje > Xhensila ka një lajm të mirë për fansat, ka të bëjë edhe me Noziyn

Xhensila ka një lajm të mirë për fansat, ka të bëjë edhe me Noziyn

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka njoftuar se kënga e saj e re do të publikohet sonte dhe do vijë në bashkëpunim me Ardian Bujupin e Noizyn.

“Lamtumir” mban emrin projekti që do lançohet për pak orë, derisa Xhensila tha se e ka përshpejtuar procesin e publikimit, pasi që sipas saj, fansat mezi po presin.

Titulli i këngës lë për të dëshiruar, nëse mund të jetë një dedikim për ish bashkëshortin e saj, komedianin Bes Kallaku.

Kjo pasi që vetëm pak muaj më parë ajo publikoi “Lotët”, për çka u aludua gjerë e gjatë se teksti i këngës është i frymëzuar nga jeta e saj personale.

Gjithsesi, e presim “Lamtumirën” e Xhensilës.