Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot ka zgjedhur Xhemajl Rexhën për kryetar të organizatës. Ndërkaq, anëtarë të bordit janë zgjedhur edhe Florandë Morina dhe Besnik Velija.
“Xhemajl Rexha rizgjedhet Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Me Statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini). Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express)”, ka njoftuar AGK përmes një postimi në Facebook