Vuçiqi takohet me Lajçaku në ShBA, e informon për masat serbe për “mbrojtjen e serbëve” në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq është takuar me emisarin...

Vdes një 65 vjeçare në Spitalin e Gjakovës, Prokuroria nis hetimet

Të martën ka ndërruar jetë një grua në Spitalin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Xhaxhai Lulzim Fejzullahut: Duam drejtësi reale, e jo selektive

Extra AL PVC

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut 18 vjeçar nga Podujeva, Lulzim Fejzhullahu.

Xhaxhai i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu tha se ata si familjar kërkojnë vetëm drejtësi.

“Prej 14 janarit më nuk jam mirë as psiqikisht e as fizikisht. Dhimbje tepërta nuk po mundem ti përballoj. Duam vetëm drejtësi reale jo selektive, po nëse s’ka drejtësi kom me thirr protestë gjithë popullore”, tha axha i të ndjerit.

Ai bëri të ditur se ka pasur kontakt me familjen e njërit prej të miturve që dyshohet se kanë kryer veprën penale.

“Me familjen Kadriu kemi pasur ndërmjetësim përmes hoxhallarëve dy herë nga një muaj besë, më kurrë. Me familjen Abdullahu jo. Le ta dinë të gjithë se borxh më kanë sa të kanë ymër”, tha Fejzullahu.

Ndërkaq avokati Tomë Gashi tha se familjarët e Lulzimit i besojnë drejtësisë dhe kërkojnë vetëm atë.

“Ndoshta është koha që Ministria e Drejtësisë të ndryshoj ligjin për të miturit sepse mund të jetë diçka ligjore por nuk është e drejtë. Sepse imagjinoni se nëse dikush vepron në formë të tillë dhe ka pak ditë, pak javë apo muaj më pak se personi që ja merr jetën ai ka shanse edhe për një jetë tjetër ndërsa viktima më nuk kthehet”, tha Gashi.

spot_img

Të fundit

Konjufca takohet me Hargreaves: Kosova është e interesuar ta ketë përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar...

Efektet e pabesueshme të sodës së bukës

Pjesa më e madhe e njerëzve në ditët e...

Këshilla për t’i zvogëluar dhimbjet në qafë

Sipas studimit të bërë nga Asociacioni Osteopatik Amerikan , dhimbja...

Përfitimet shëndetësore nga spinaqi

Spinaqi është një nga perimet e gjelbra më të...

Konjufca takohet me Hargreaves: Kosova është e interesuar ta ketë përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. “Në takim u diskutua për marrëdhëniet...

Efektet e pabesueshme të sodës së bukës

Pjesa më e madhe e njerëzve në ditët e sotme nuk i marrin edhe aq shumë në konsideratë vlerat e sodës së bukës. Megjithatë,...

Këshilla për t’i zvogëluar dhimbjet në qafë

Sipas studimit të bërë nga Asociacioni Osteopatik Amerikan , dhimbja e qafës ishte e treta në listën e dhimbjeve më të shpeshta. Edhe pse gjysma e...