Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Xhaxhai i Glauk Konjufcës: Faton Hajrizi do të kthehet pa therr në këmbë, ekstradimi i Radojiçiqit do të kushtëzohet me dorëzimin e tij

Xhaxhai i Glauk Konjufcës: Faton Hajrizi do të kthehet pa therr në këmbë, ekstradimi i Radojiçiqit do të kushtëzohet me dorëzimin e tij

Xhaxhai i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Rabit Konjufca, ka komentuar zhvillimet e sotme të arratisjes dhe dyshimeve për vrasjen e policit serb nga Faton Hajrizi, i cili u arratis para dy javësh nga burgu i Smrekonicës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rabit Konjufca thotë se “do të kushtëzohet ekstradimi i Radojçiqit me atë të Faton Hajrizit.”

“Kosovë-Serbi 1-1! Mbani mende. Fatoni do te kthehet ne Kosove pa asnje there ne kembe. Pastaj do te filloj gara e kushtezimit të ekstradimit te Radonqigit ne Kosove me ekstradimin e Fatonit ne Serbi.

Kjo eshte prognoza ime pa bastore!”, shkroi ai në Facebook.