Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Xhavit Haliti: për të TV Arbëria, intervenimi i NATO-së nuk ishte vendim Wesley Clark

Xhavit Haliti: për të TV Arbëria, intervenimi i NATO-së nuk ishte vendim Wesley Clark

Deklarimi i gjeneralit amerikan në pension Wesley Clark, me rastin nderimit me çmimin “Dr Ibrahim Rugova” nga Lumir Abdixhiku, se “ka vetëm një arsye pse intervenimi i NATO-s në Kosovë kishte sukses, në dallim nga ai në Irak, Afganistan dhe Libi, sepse ky sukses quhet LDK”, duket sikur nuk është pritur mirë nga kundërshtarët politikë të kësaj partie.

Politikani veteran dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i njohur ndryshe edhe si njëri nga drejtuesit kryesor të luftës së UCK-së, në një prononcim për gazetaren e TV Arbëria, Njomza Kosumi, ka deklaruar, “Intervenimi i NATO-s në Kosovë nuk është vendim i zotit Clark e para, është vendim politikë i shteteve anëtare të NATO-s dhe zoti Clark ka komanduar me forcat e NATO-s”, është shprehur ai.

Më tej, ai thekson se NATO këtë vendim e ka marrë për t’i ndërprerë krimet, gjenocidin dhe spastrimin etnik që Serbia i ka bërë në Kosovë.

“NATO ka marrë vendim për shkak të krimeve që Serbia ka bërë në Kosovë dhe për shkak të gjenocidit dhe spastrimit etnik që e ka bërë në Kosovë, për ti ndërprerë krimet dhe spastrimin etnik”.

Sa i përket deklaratës së Clark-ut, Haliti është shprehur se çdo kush ka të drejtë të bëjë propagandë për vete, duke shtuar se një konstatim i tillë nuk qëndron.

“Nuk e di ne kemi qenë të zotit Clark sa kemi qenë në Rambuje kemi qenë i gjithë delegacioni dhe kemi biseduar me të, por mendoj që çdo kush ka të drejtë të bëjë propagandë për vete, por një konstatim i tillë nuk qëndron”, ka përfunduar tha Haliti për TV Arbëria.

Këtu duhet kujtuar se gjenerali ne pension Wesly Clark, gjatë kësaj vizite në Kosovë, është takuar edhe me kandidatin e PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, dhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini nga AAK, por që nuk kishte përdorur fjalë të tilla për këto parti, për dallim nga takimi që e kishte pasur sa ishte në pozitë Hashim Thaçi, ku të njëjtin para familjareve të tij e kishte quajtur “hero të Kosovës, i cili si një ri kishte pasur ëndrra dhe kishte luftuar për t’i bërë ato realitet

Powered by WordPress