Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Xhavit Haliti: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, prioritetet janë integrimi i Kosovës në BE, NATO dhe OKB

Xhavit Haliti: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, prioritetet janë integrimi i Kosovës në BE, NATO dhe OKB

Xhavit Haliti ka shprehur besimin e tij se partia e tij do të fitojë zgjedhjet dhe ka përmendur disa nga prioritetet kryesore për qeverisjen e ardhshme të Kosovës. Ai theksoi se një nga objektivat kryesore është përmirësimi i marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, që do të thotë heqja e sanksioneve të vendosura nga BE ndaj Kryeministrit të Kosovës. Po ashtu, Haliti ka theksuar rëndësinë e stabilitetit politik në të gjithë territorin e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik, që do të sjellë investime nga jashtë.

“Ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe çështjet kryesore që janë në Kosovë, përmirësimi i marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, që do të thotë heqja e sanksioneve të vendosura nga BE ndaj Kryeministrit të Kosovës, stabiliteti politik në gjithë territorin e Kosovës dhe zhvillimi ekonomik, që të bëhen investime nga jashtë’’

Haliti ka shtuar se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, NATO dhe Kombet e Bashkuara do të jetë kryefjala e politikës së jashtme të qeverisë së ardhshme. Ai ka kritikuar qeverinë aktuale, duke thënë se asnjë nga këto objektiva nuk është realizuar deri më tani. dhe integrimi i Kosovës të jetë kryefjala e politikës së jashtme.

‘’Integrimi në BE, NATO, në OKB, se kjo qeveri asnjëra nga këto nuk ka mundur ta realizojë’’

Në lidhje me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Haliti ka theksuar se ajo është në zhvillim dhe në fazë përgatitore për t’u shndërruar në ushtri të plotë. Ai ka vlerësuar përpjekjet e FSK-së për të ndërtuar raporte të shkëlqyera me aleatët strategjikë dhe përpjekjet për ta transformuar gradualisht në ushtri të NATO-s. Haliti ka theksuar se ky është një proces i mirë, pasi gradualisht Kosova po bëhet pjesë e Shengenit të NATO-s, që do të hapë mundësi për qarkullimin e forcave të NATO-s në rajon.

‘’FSK është në zhvillim, në përgatitje për t’u bërë ushtri. Ajo është në raporte shumë të mira me aleatët tanë strategjikë, po përpiqen që gradualisht FSK ta shndërrojnë në ushtri të NATO-s. Është mirë, sepse gradualisht po futemi në Shengenin e NATO-s, do të thotë po hapen rrugët për të qarkulluar forcat e NATO-s dhe po besoj se në periudhën më të shkurtër të mundshme, Kosova do të jetë me NATO-n’’

Haliti beson se në periudhën më të shkurtër të mundshme, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira e Kosovës. Sipas tij, shumë do të varet nga politikat e Rusisë në rajon. Nëse do të ketë një politikë aleanciste mes vendeve të Ballkanit, ai beson se Kosova do të ketë mundësinë të bëhet anëtare e NATO-s menjëherë.

‘’Nuk varet nga dëshira jonë, varet se si do të jenë veprimet e Rusisë në raport me rajonin. Nëse do të ketë politikë aleksioniste me vendet e Ballkanit, besoj se Kosovës do t’i ipet rasti të hyjë menjëherë në NATO.”

/TV Arbëria