Istog, si pjesë e Podgurit, mbetet një nga trevat që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën për lirinë e Kosovës.
Sot, në Orroberdë, u bë zbulimi i lapidarit kushtuar dëshmorëve të kombit, Sylë Çetaj, Qazim Hakaj dhe Nexhmedin Hakaj.
Në këtë ceremoni përkujtimore mori pjesë edhe Xhavit Haliti, i cili theksoi se sakrifica e dëshmorëve dhe e ish-ushtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria dhe shteti i Kosovës.
Haliti vlerësoi lart kontributin e tyre, duke theksuar se kujtimi dhe nderimi për dëshmorët mbetet obligim i përhershëm për institucionet dhe shoqërinë.