Deputeti dhe një nga figurat e njohura të PDK-së, Xhavit Haliti, ka publikuar një mesazh në Facebook ku ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi politike.
Haliti ka theksuar se koha kërkon bashkim dhe maturi, duke nënvizuar se vetëm të bashkuar mund të jenë më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të dobishëm për Kosovën dhe për PDK-në.
“Koha kërkon unitet dhe përgjegjësi. Të bashkuar jemi më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të dobishëm për Kosovën dhe për PDK-në”, ka shkruar ai.
Ky reagim i Halitit vjen në një periudhë zhvillimesh dhe diskutimesh politike brenda spektrit opozitar, ku shpesh është përmendur nevoja për koordinim dhe bashkëpunim më të madh politik.