Në ditën e shënimit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, së bashku me Azem Sylën dhe Nait Hasanin, ka bërë homazhe te varri i Xheladin Gashit, i njohur si Komandant “Plaku”.
Haliti ka shkruar në Facebook se Komandant “Plaku” ishte njëri prej themeluesve të UÇK-së dhe një figurë me kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë e Kosovës. Ai ka theksuar rëndësinë e kujtimit të dëshmorëve dhe ruajtjes së vlerave që çuan në çlirimin e vendit.
“Sot, në ditën e themelimit të UÇK-së, së bashku me Azem Sylën dhe Nait Hasanin, bëmë homazhe te varri i Xheladin Gashit – Komandant “Plaku”. “Plaku”, ishte njëri prej themeluesve të UÇK-së, i cili dha kontribut të jashtëzakonshshëm për lirinë e Kosovës. Lavdi UÇK-së! Lavdi dëshmorëve”, ka shkruar Haliti në Facebook.
Homazhet u zhvilluan në nderim të jetës dhe veprës së Xheladin Gashit, i cili konsiderohet një nga komandantët më të rëndësishëm të fazave të hershme të organizimit të UÇK-së.