Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti ka komentuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve në vend më 9 shkurt 2025, shkruan TV Arbëria.
Kryeministri Kurti kishte deklaruar se pret që Vetëvendosja të dalë edhe më mirë sesa në zgjedhjet e kaluara me rezultate.
Mbi këtë ka komentuar deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Haliti në një përgjigje për TV Arbëria, tha se Albin Kurti po përpiqet t’i hipnotizojë votuesit e tij.
“Sa i përket zgjedhjeve, Albini po përpiqet ti hipnotizoj votuesit e tij. Veprimet e tij janë , si githnjë : aventura e akrobacione politike’, ka thënë Haliti.
Tutje potencon se PDK-ja është e angazhuar drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Partia Demokratike ka mobilizuar radhët e veta, brenda e jashtë vendit. Kemi ndërtuar unitet institucional brenda partiak dhe me elektoratin besnik të PDK. Degët e nëndegët janë të angazhuara maksimalisht, për ta garantuar fitoren e PDK”, ka thënë Haliti.
Ndër të tjera Haliti nga PDK-ja potencoi se LVV-ja po bën veprime elektorale, për të cilat do të penalizohet.
“Qeveria e VV, po bënë veprime elektorale për të cilat do të penalizohet nga elektorati i vet”, ka thënë Xhavit Haliti. /TV Arbëria