Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan me nderimet më të larta ushtarake dhe qytetare iu dha lamtumira e fundit, veteranit të luftës dhe eprorit të UÇK-së, Agron Haradinaj.
Aty morën pjesë familjarët e tij, shokë, dashamirë dhe bashkëluftëtarë.
Një nga pjesëmarrësit ishte edhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti i cili tha se me Agronin kishte shumë kujtime duke shtuar se ishte ndër djemtë më të guximshëm të vendit dhe më të disiplinuar të UÇK-së, pikë kyçe me ndërkombëtarët dhe pjesëmarrësit në luftë dhe pjesë e luftës në Maqedoni.
“Ai ka qenë aktiv në çdo aktivitet në zhvillim të vendit, i jashtëzakonshëm ishte Agron Haradinaj”, tha per TV Malishevën.
/TV Arbëria