Xhavit Drenori ka bërë të ditur se do të rikandidojë për një vend në Asamblenë Komunale të Drenasit në zgjedhjet komunale të 12 tetorit 2025. Në një postim të tij publik, Drenori theksoi se ky vendim vjen pas një periudhe reflektimi dhe konsultimesh me qytetarët, bashkëpunëtorët dhe familjen, dhe është një përgjigje ndaj nevojës urgjente për një zë të pavarur, guximshëm kritik dhe të ndershëm në organet vendimmarrëse të komunës.
Ai nënvizoi se, gjatë mandatit të kaluar, ka arritur të sjellë ndryshime pozitive, të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të promovojë transparencën, pavarësisht vështirësive. Megjithatë, Drenolli shprehu shqetësimin për prani të tendencave të keqqeverisjes dhe shpërdorimit të pasurisë publike, që sipas tij, duhet të ndalen për të garantuar një të ardhme më të drejtë dhe të hapur për Drenasin.
“Po garoj sërish, sepse besoj se qeverisja e mirë nuk është privilegj, por detyrim ndaj qytetarëve,” tha Drenolli, duke ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë përpjekje për një Drenas më të përgjegjshëm, ku asnjë individ të mos ndihet i përjashtuar.
Ai theksoi se angazhimi dhe mobilizimi i qytetarëve janë kyçe për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet në proceset vendimmarrëse dhe për të ndërtuar një qeverisje që do të shërbejë për interesin e përgjithshëm dhe për dinjitetin e qytetarëve. /TV Arbëria