Historiani i njohur Fahri Xharra përmes një postimi në facebook ka shkruar se kisha në Dardani është më e vjetra në botë.
Xharra ka shkruar se një ekip i arkeologëve turq kanë pretenduar se kanë gjetur themelet e popullit fetar në zonën e Ulpianës.
Postimi i plotë:
KISHA NĒ DARDANI MĒ VJETRA NĒ BOTĒ !
Haluk Cetinkaya: Kosova mund të jetë djep i krishterimit jo vetëm në Ballkan, por në Evropë dhe më gjerë.
Credit Marjan Dodaj
Një ekip i arkeologëve turq po pretendon se gjeti themelet e tempullit fetar në zonën e Ulpianës. Në këtë ngjarje nuk po merr pjesë asnjë arkeolog nga Kosova.
Pjesa që i ngjanë një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve. Shefi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend, turku Haluk Cetinkaya, po beson se këtu mbase ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë, e lëre më në Ballkan.
“Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm”, tha Cetinkaya.
Burimi: http://www.ikvi.at
• Përzgjodhi dhe në PDF shndërroi: Kliko k`tu https://t.ly/ETv-0