Shkruan: Fahri Xharra
Jo shumë larg në kohë ishim aty ku nuk jemi sot, jo shumë moti jemi ata të atyhit që nuk jemi më.
Fatet e kombit na i shkruanin të tjerët me lapsin tonë e mbi virgjërinë e mosdijes sonë. Ishim të me shkekuj të pa lëvruar në trurin tonë; aty shkruhej, atu gëdhendej ajo kohë, e kaluara e jonë e mistershme dhe aty përgatitej oguri i zi për të ardhmen plotë vuatje, dhëmbje dhe zhbërje. Ne, asgjë nuk dinim, sepse nuk na kishim mësuar të dimë e aq më pak të shihnim se çka do të ndodhë me ne e mbi ne.