Shkruan: Fahri Xharra -E bëra këtë pyetje, sepse shënimet janë të pakta ose s’ka asgjë të shkruar nga shqiptarët për këtë fenomen. Çudi, se sa pak besim që kemi në të kaluarën tonë! Por, sidoqoftë nuk është e kotë, nëse ia nisi një teme, e cila do të rezultojë me debate si hapje syve dhe kërkim më të thelluar të fakteve.
Serbët në qëllimin e tyre fallsifikues të historisë së lashtë shpesh i tregojnë disa gjëra, për të cilat as që na shkon mendja. Shikoni, ata punojnë, e tërë e kaluara e këtyre anëve që nga ilirët, pellazgët, thrakasit, keltët e kështu me radhë u “takon” atyre (?). Ata e kanë një qëllim perfid që bazohet në heshtjen tonë, në tjetërsimin tonë të vetvetes, pastaj ata nuk kanë certifikatë të lindjes (sepse as vetë nuk e dinë se nga kanë ardhur) dhe kështu dalëngadalë dikur “bëhen autoktonë” dhe neve na flakin diku në Azi apo në dreq të mallkuar.
Mos e dhashë Zoti!
Pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878, serbët e filluan përgatitjen e tyre shkollore dhe sidomos pas Konferencës së Londrës, kur i “vulosën” kufijtë e tyre të rinj – kufij, që as në ëndërr nuk i kishin parë, e filluan sllavizimin (serbizimin) e çdo gjëje shqiptare.
Jo vetëm Slobodan Jarqeviç, por gati e gjithë Akademia Serbe, ia sheh për të madhe Cvijiçit se si nuk e ka ditur që “Prokletije” (Bjeshkët e Namuna) qenkan quajtur Malet Trojane (Monte Trojana”, “Монти Троиана” – “Тројанске планине”, po aty).
Serbët plaçkitës të historisë për këto Malet e Trojës e kanë gjetur burimin si ku është shkruar e emri i vërtetë i këtyre maleve – bjeshkëve.
Autorët serbë shkruajnë “…që është një çudi e madhe se si një intelektual aq i madh (Jovan Cvijiçi) të mos i kishte njohur hartat më të njohura të popujve dhe shteteve të Europës të botuar në Venedik më 1690, në të cilën Bjeshkët e Namuna quhen Bjeshkët e Trojës. Autori i hartave, ishte kartografi i njohur europian Vinçenco – Maria Koroneli i lindur në Ravenë në vitin 1650”.
Pra, një e vërtetë është që ato 400 hartat e 1690-tës ekzistojnë, si dhe kapitulli i posaçëm “Hartat e Ilirikumit”. Këto harta janë përkthyera në të gjitha gjuhët e Europës Perëndimore.
Studjuesi serb shkruan: “Malet e Namuna” të Jovan Cvijiçit janë mirë të shkruara si “ Monti Troianae” (Bjeshkët e Trojës) dhe habitet se si ai nuk i ka pa. (Те мапе су биле преведене на све западноевропске и словенске језике и немогуће је да Јован Цвијић није видео те мапе и да није схватио да је име српских планина везано за најпознатији рат из другог миленијума Старе ере и за најчувенија књижевна дела о том рату – поеме: „Илијада“, „Одисеја“, па и поема римског књижевника Вергилија: „Енејида“. У њима су, управо, описане Тројанске планине и данашњи град Скадар, на чијем месту је била историјска Троја (Илиј).
Duke shëtitur nëpër hartat e Bjeshkëve të Namuna, shihet qartë se edhe sot janë dy maje të larta “Trojana e Madhe” dhe “Trojana” . Çdo dyshim të hiqet, kur i sheh këto emërtime edhe sot, dhe nuk kemi asnjë shpjegim shqiptarësh.
Por, me keqardhje po përsëris fjalët e Kadaresë: “Shqipëria ndodhet sot në nivelin më të keq të ndotjes morale që ka njohur ndonjëherë. Nga kjo gropë ajo ose duhet të dalë me ngut, ose do të fundoset përgjithmonë. Me këtë gjendje të frikshme morale, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë dhe sovran. Në këto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale. Brezit të ri të shqiptarëve që po hyn në jetë i bie barra historike e njëmendësimit të tyre. Me fjalë të tjera ta rifitojë Shqipërinë. Jo çdo brezi mund t’i bjerë një shans i tillë” (Ismail Kadare lidhur me “Krimet e pandëshkuara të komunizmit”).