Shkruan: Basri Beka
Krijimi i “Xhandarmërisë” është një lojë e turpshme politike dhe pure populiste.
Policia e Kosovës ka tashmë të gjitha njësitë e specializuara që mbulojnë mbrojtjen e kufirit, luftën kundër terrorizmit, trazirat e rrezikshme dhe infrastrukturën kritike. Në vend që të forcojë kapacitetet ekzistuese, të investojë në trajnim, pajisje dhe vizion real për zhvillimin e vendit, qeveria dhe ministrat e paaftë krijojnë cirqe të reja institucionale për të shitur imazh “të fortë”.
Kjo nuk është konsolidim sigurie, por shpërdorim i burimeve dhe mungesë totale vizioni. Popullit i duhen punë, ekonomi dhe shtet serioz, jo emra të rinj pompëzë për të maskuar dështime
POSTIMI I PLOTE