Granit Xhaka mund të jetë duke i zhvilluar ndeshjet e fundit me Arsenalin.
Bayer Leverkusen raportohet se e ka identifikuar mesfushorin e Arsenalit si objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës.
Edhe pse kjo skuadër është e njohur për rekrutimin e futbollistëve të rinj, duket se trajneri i tyre Xabi Alonso për kërkon lojtarë me përvojë në ekipen e tij.
Alonso është lidhur me një largim nga Leverkusen, por spanjolli ka lënë të kuptohet se ai dëshiron një qëndrim më të gjatë në ekipin e tij aktual.
Kjo do të përkojë me planet që do të përpilohen për sezonin 2023-24, ndërsa Leverkusen kërkon një rikthim në top katërshe, duke siguruar hyrjen në Ligën e Kampionëve.
Sipas “The Mirror” , Alonso dhe Leverkusen planifikojnë t’i ofrojnë Xhakës mundësinë për t’u larguar nga “Emirates” për t’u rikthyer në futbollin gjerman.
Xhaka u transferua për 35 milionë funte te Arsenali në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach.
30-vjeçari ka kontribuar me pesë gola dhe shtatë asistime, dhe Mikel Arteta do të jetë i etur për ta mbajtur Xhakën përtej sezonit 2022-2023.
/TV Arbëria