Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Xhaka: Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova

Xhaka: Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova

Granit Xhaka është pjesë e dokumentarit të Kombëtares së Zvicrës, të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa në pjesën e tij të katërt, të titulluar “Presioni i gjakut”, ishte radha për futbollistin nga Kosova.

Regjisorët e dokumentarit e kanë vizituar kapitenin e “Helvetikëve” në shtëpinë e tij në Londër, ndërsa kanë folur edhe me gruan e tij, Leonita.

Xhaka ka folur për çështjen e dyshtetësisë dhe për mentalitetin shqiptar në familjen e tij, shkruan mediumi zviceran “20min”.

“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.

Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat.

“Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative”, ka pyetur futbollisti nga Kosova.

Natyrisht, e pashmangshme ishte tema e ndeshjes me Serbinë në Kupën e Botës.

“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas, nëse ndodh diçka e keqe, unë vendos të largohem dhe t’i shmangem problemit”, e përshkruan Xhaka punën e tij brenda fushës së blertë.

Në të mirë dhe në të keqe, Xhaka i ka zhvilluar plot 111 ndeshje me “Nati”, ndërsa është treguar një lider i vërtetë.

“Nuk është e lehtë të luash në këtë nivel për dhjetë vjet. Por, dikush duhet ta bënte këtë i pari…”, përfundoi Xhaka në fund të dokumentarit.

/TV Arbëria

Powered by WordPress