Granit Xhaka e pati një eksperiencë të jashtëzakonshme në Euro 2024.
Ylli kosovar e udhëhoqi Zvicrën drejt suksesit në Kampionatin Europian, i cili u mbyll mbrëmë.
Futbollisti i Bayer Leverkusenit u vlerësua me notën 6,70, duke përfunduar në vendin e katërt prapa treshes spanjolle, Dani Olmo, Fabian Ruiz e Rodri.
Toni Kross, i cili vendosi të pensionohet nga futbolli, e mbyll Top 10-shen, kurse përpara tij përfundoi super-talenti turk i Real Madridit, Arda Guler.
Më poshtë mund ta shihni renditjen e 20 mesfushorëve më të mirë të Euro 2024.
Top 20 mesfushorët e Euro 2024
7,00 DANI OLMO (Spanja)
7.00 FABIAN RUIZ (Spanja)
6,75 RODRI (Spanja)
6,70 XHAKA (Zvicra)
6,67 HJULMAND (Danimarka)
6,67 MERINO (Spanja)
6,63 LOBOTKA (Sllovakia)
6,60 FREULER (Zvicra)
6,60 GULER (Turqia)
6,50 KROOS (Gjermania)
6,50 MUSIALA (Gjermania)
6,50 BERNARDO SILVA (Portugalia)
6,50 SOUCEK (Republika Çeke)
6,50 SHAPARENKO (Ukraina)
6,42 SIMONS (Holanda)
6,40 PALMER (Anglia)
6,38 DE BRUYNE (Belgjika)
6,38 HOJBJERG (Danimarka)
6,38 DUDA (Sllovakia)
6,33 PEDRI (Spanja)