Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Xhaferi për LDK-në thotë se ka një ekip të jashtëzakonshëm

Xhaferi për LDK-në thotë se ka një ekip të jashtëzakonshëm

Krenar Xhaferi kandidatë i LDK-së, i cili synon të jetë deputetë i Kuvendit të Kosovës, i ftuar në emisionin n’Pult, deklaroi se kjo parti e ka një ekip të jashtëzakonshëm, dhe me shumë eksperiencë.

“LDK-ja e ka një ekip të jashtëzakonshëm. është një ekip me shumë eksperiencë profesionale dhe padyshim patriotike. Kjo eksperiencë ka bërë që secili përmbi një vjet e gjysmë kemi qenë në hartimin e planprogramit, unë për pjesën e infrastrukturës, secili për fushën e vetë.”

Xhaferi theksoi se në fushën e infrastrukturës janë një ekip shumë më i madh me eksperienca të të gjithëve që i kanë zbërthyer deh që mund të ia dalin premtimeve që i kemi dhënë.

“Në pjesën e infrastrukturës kemi qenë një ekip shumë më i madh se që kam qenë vec unë, dhe normalisht që krejtë eksperiencat e të gjithëve i kemi zbërthyer, në aspekitn ekonomik edhe i bazuar në aspektin praktik por edhe në aspektin material që mund të ia dalim premtimeve që i kemi dhënë”, është shprehur ai në n’Pult./tvarbëria/