Krenar Xhaferi kandidatë i LDK-së, i cili synon të jetë deputetë i Kuvendit të Kosovës, i ftuar në emisionin n’Pult, duke folur për relacionet thotë se jemi për të qajtë.
Sa i përket rrugës A, Xhaferi thotë se është bllokuar, një projekt i cili është paguar 1 milionë euro, tutje ai vazhdoi duke thënë se për çudi gjyqtarja qëllon motra e deputetes Fitore Pacolli dhe rruga A bllokohet disa herë.
“Relacionet tona është një realitet për të qajtë në këtë vend. Rruga A është blloku disa herë, një projekt i cili është nënshkruar dhe i cili në historinë e Kosovës nuk ka projekt i cili ka fillu me u punu dhe janë paguar 1 milionë euro gati në procesin e rrugës dhe Gjykata Komerciale për çudi gjyqtarja qëllon motra e deputetes Fitore Pacolli dhe rruga A disa herë bllokohet.”
Krenar Xhaferi kandidatë i LDK-së, i cili synon të jetë deputetët i Kuvendit të Kosovës, i ftuar në emisionin n’Pult, i bindur thotë se LDK do të delë e para më 9 shkurt.
“Unë besoj që LDK-ja do të jetë e para, sepse pikërisht është ky elektorat i cili edhe t’ka ndëshku për me u këndellë, por të njëjtën kohë kur është këndellë ty ta ka dhënë mundësinë për me qeverisë, dhe jam shumë i bindun në suksesin e LDK-së me 9 shkurt”, deklaroi ai n’Pult./tvarbëria/